Energji & Mjedis

"Maj i nxehtë"/ Maji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

Të dhënat e reja të Copernicus tregojnë se maji i vitit 2025 ishte maji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit në sipërfaqe prej 15.79 gradë Celsius, 0.53 gradë Celsius mbi mesataren e majit të periudhës 1991-2020. 

k.m.

 

"Maj i nxehtë"/ Maji i dytë më i ngrohtë i
Foto ilustruese

 

TIRANË- Maji i vitit 2025 ishte maji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit në sipërfaqe prej 15.79 gradë Celsius. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), kjo ishte një pranverë jashtëzakonisht e thatë në Evropën veriperëndimore dhe maji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. 

Të dhënat e reja të Copernicus tregojnë se maji i vitit 2025 ishte maji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit në sipërfaqe prej 15.79 gradë Celsius, 0.53 gradë Celsius mbi mesataren e majit të periudhës 1991-2020

1.5 gradë është objektivi klimatik i rënë dakord në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Objektivi prej 1.5 gradë Celsius matet gjatë një ose dy dekadave, kështu që një vit i vetëm mbi atë nivel nuk do të thotë se objektivi nuk është përmbushur, por tregon se emergjenca klimatike vazhdon të intensifikohet. 

Po ashtu, në maj të vitit 2025, pjesa më e madhe e Evropës veriore dhe qendrore, si dhe rajonet jugore të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, ishin më të thata se mesatarja. Pjesë të Evropës veriperëndimore përjetuan nivelet më të ulëta të reshjeve dhe lagështisë së tokës që nga të paktën viti 1979. Maji gjithashtu regjistroi gjithashtu temperatura jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit në Atlantikun, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë./ZËRI

Poll

MOS HUMB