Energji & Mjedis

Kush po e ndot liqenin e Komanit?

Fluksi i mbeturina që hidhen nga banorët e fshatrave është aq i madh sa pothuajse është e pamundur që ato zhukën përgjithmonë.

f.t
Kush po e ndot liqenin e Komanit?
Liqeni i Komanit

SHKODËR- Liqeni i Komanit është një ndër destinacionet e preferuara për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj. Por liqeni i Komanit, stacioni ku nisen tragetet me vizitorë në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës, i cili buron nga Parku Kombëtar Thethit, udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë me varkë apo anije nga diga e Komanit. Por gjatë këtij udhëtimi përveçse bukurisë natyrore, turistët përballen me mbeturina, kafshë të ngordhura që lundrojnë mbi ujë dhe rrezikojnë të përhapin infeksione.

Situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik edhe pse ekipe të shumta pune të Korporatës Energjetike Shqiptare çdo javë pastrojnë këto mbetje,shkruan TCH. Fluksi i mbeturina që hidhen nga banorët e fshatrave është aq i madh sa pothuajse është e pamundur që ato të zhduken përgjithmonë.

Poll

MOS HUMB