Energji & Mjedis

Evropa "po digjet": Korriku, muaji i tretë më i nxehtë globalisht

Përveç nxehtësisë, korriku solli edhe reshje ekstreme shiu në shumë zona të Europës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.

l.k
Evropa "po digjet": Korriku, muaji i tretë më i nxehtë
foto ilustruese

EVROPË- Korriku i vitit 2025 shënoi një tjetër rekord global, duke u renditur si muaji i tretë më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në botë. Pavarësisht një periudhe të shkurtër pushimi nga rekordet e temperaturave ekstreme, ky muaj la pas valë të forta nxehtësie, përmbytje dhe zjarre, duke prekur fort Europën. Këto shkaqe nga nxhetësia e madhe konfirmojnë dhe njëherë pasojat dramatike të ndryshimeve klimatike që po pëson mbarë globi.

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) të Bashkimit Evropian, korriku 2025 ishte 1.25°C më i nxehtë se mesatarja e periudhës para industrializmit (1850–1900), duke thelluar shqetësimet për intensifikimin e fenomeneve ekstreme.


Në nivelin europian, muaji që lamë pas ishte muaji i katërt më i nxehtë që është regjistruar. Finlanda dhe Norvegjia shënuan devijime të jashtëzakonshme nga mesatarja, me temperatura që kaluan mbi 30°C për periudha të gjata. Në Turqinë juglindore, një rekord kombëtar u regjistrua me 50.5°C në Silopi, ndërsa në Spanjë, vala e nxehtësisë solli në mbi 1,000 humbje jetësh.


Përveç nxehtësisë, korriku solli edhe reshje ekstreme shiu në shumë zona të Europës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Në Francë, Itali dhe Spanjë, stuhitë e fuqishme shkaktuan përmbytje dhe shembje tokësore, ndërsa në rajonet më të thata të Europës, si Ballkani dhe bregdeti i Detit të Zi, rreziku për zjarre ishte më i lartë se kurrë.


Rritja e temperaturave dhe thatësira e shoqëruar nga zjarret masive, kryesisht në Europën Jugore, përfshinë Spanjën dhe Portugalinë, shkaktoi djegjen më shumë se 353,000 hektarë tokë.

Ky muaj ka theksuar rëndësinë e veprimit të shpejtë për të luftuar ndryshimet klimatike, duke përfshirë uljen e gazrat që shkaktojnë ngrohjen globale si dioksidi i karbonit në mënyrë që situata të mos përkeqësohet akoma dhe më shumë./ZËRI/

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB