Energji & Mjedis

The Guardian: Rekordet e temperaturave po 'thyhen' në të gjithë Evropën

Temperaturat e papara shkaktojnë vështirësi në Francën jugperëndimore, Kroaci, Itali dhe Spanjë.

k.m.
The Guardian: Rekordet e temperaturave po 'thyhen' në të
Foto ilustruese

FRANCË- Matjet e hershme sugjerojnë se i nxehti ekstrem po thyen rekordet e temperaturave në të gjithë Evropën dhe po shkakton zjarre gjithmonë e më të mëdha dhe e më të forta. Në Francën jugperëndimore, rekordet u thyen të hënën në Angoulême, Bergerac, Bordeaux, Saint-Émilion dhe Saint-Girons. Météo France tha se temperaturat maksimale shpesh të jashtëzakonshme, madje të pashembullta në rajon ishin 12 gradë Celsius mbi normën për dekadat e fundit.

Në Kroaci, rekordet e temperaturës së ajrit u shënuan në Shibenik, me 39.5°C, dhe në Dubrovnik, me 38.9°C, ndërsa zjarre të mëdha pyjore shpërthyen përgjatë brigjeve të saj dhe përfshiu vendet fqinje në Ballkan. Përtej Evropës, dhjetëra rekorde temperaturash u thyen në të gjithë Kanadanë dhe nxehtësia rekord shkoi mbi 50 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit në Evropën Jugore vjen ndërsa vendet nordike po rimëkëmben nga temperaturat e papara mbi 30 gradë Celsius në Rrethin Arktik këtë muaj. Bob ëard, një drejtor politikash në Institutin e Kërkimeve Grantham, tha për "The Guardian": Kjo verë, si çdo verë tjetër, ka qenë e jashtëzakonshme për sa i përket nxehtësisë ekstreme në të gjithë botën.

Në Itali, 16 nga 27 qytete të mëdha u vunë nën alarm për vapë të kuqe. Një djalë 4-vjeçar vdiq nga nxehtësia, dhe në Spanjë, ku një burrë vdiq në një zjarr pasi pësoi djegie në 98% të trupit të tij. Në jugperëndim të Francës, 40% e një mostre stacionesh meteorologjike regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Moti i nxehtë në të gjithë Evropën ka tharë bimësinë dhe ka lejuar që zjarret të përhapen më tej, në atë që shkencëtarët e kanë përshkruar si një "koktej molotovi" të kushteve klimatike. Shkencëtarët e zjarreve në BE parashikuan "kushte ekstreme deri në shumë ekstreme" në të gjithë kontinentin këtë javë, me rreziqe "veçanërisht të rënda" në pjesën më të madhe të Evropës Jugore. Zjarret në Evropë kanë djegur më shumë se 400,000 hektarë deri më tani këtë vit, shifër që është 87% më shumë se mesatarja.

Nxehtësia e lartë vret dhjetëra mijëra njerëz në Evropë çdo vit. Studiuesit vlerësojnë se temperaturat e rrezikshme në Evropë do të vrasin 8,000 deri në 80,000 njerëz të tjerë në vit deri në fund të shekullit.

Javën e kaluar, Organizata Botërore Meteorologjike tha se zjarret në pyje dhe cilësia e dobët e ajrit po përkeqësonin efektet negative shëndetësore të nxehtësisë ekstreme./ZËRI

Poll

MOS HUMB