Ekonomi

Skandali i mikrokredive/ Guvernatori flet për pagat, rrjeti nis talljen: Do komentojë dhe evropianin

Nuk jemi mësuar të shohim Guvernatorin e Shqipërisë që të flasë në vetë të parë për ekonominë në studio televizive.

F.m
Skandali i mikrokredive/ Guvernatori flet për pagat, rrjeti nis talljen: Do
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka qenë i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, në Top Channel. Ndërkohë që çdo ditë raportohen denoncime nga më të ndryshmet për institucione mikrofinanciare, Sejko ka zgjedhur që të dalë në një emision mëngjesi për të folur për rritjen e çmimeve dhe të pagave në Shqipëri.

Kjo gjë është vënë re dhe nga shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët kanë nisur talljen. Kjo, për faktin që nuk jemi mësuar të shohim Guvernatorin e Shqipërisë që të flasë në vetë të parë për ekonominë në studio televizive.

Një prej tyre është edhe Vojo Bregu.

Statusi:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i ftuar në emisionin e mëngjesit?? Këtë jave e paskemi në prime në TV kombëtare. Javën që vjen do fillojë të komentojë nëpër studio Europianin. Keq puna.

Skandali i mikrokredive/ Guvernatori flet për pagat, rrjeti nis talljen: Do
Statusi

Në momentin që ZËRI nisi valën e denoncimeve të institucioneve mikrofinanciare, Sejko u pa vetëm një herë të dalë dhe të flasë publikisht për këtë fenomen. Më pas, u paraqit në Kuvend për të dhënë llogari përpara ligjvënësve.Ndërkohë, nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka qenë shumë e cunguar në dhënien e përgjigjeve kundrejt kërkesave për informacion që ZËRI ka drejtuar në mënyrë zyrtare. Megjithatë, dalja e vetë Guvernatorit në ekrane tregon se Sejko ka vendosur ta mbrojë vetë veten përballë ‘bombës’ që tashmë i ka shpërthyer në dorë.

Poll

MOS HUMB