TIRANË- Blerja e një banese nga familjet që jetojnë në Tiranë është bërë e papërballueshme. Në këtë përfundim ka dalë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara duke shtuar se rritja e çmimeve është ndikuar edhe nga pastrimi i parave. Raporti vlerëson se pabarazia strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshme aksesin në strehim për grupet me të ardhura të ulëta.
Sektori i banesave sociale me qira në Shqipëri është shumë i vogël, duke përfaqësuar rreth 0.1% të totali e nuk mund të konkurrojë tregun privat. Tregu i banesave me kredi hipotekore po zhvillohet, por pjesa e pronarëve të shtëpive që paguajnë një kredi të tillë është më e vogël se 1 për qind. Kjo vjen për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal ku aktiviteti i ndërtimit bëhet përmes parave “cash” dhe remitancave.
Ndiqni materialin e përgatitur nga ZËRI:
Pjesë nga raporti:
Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare.
Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së banesave. Në këtë sfond, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes.
Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi. Këto pabarazi strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshme aksesin në strehim për grupet me të ardhura të ulëta.
Megjithatë, pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri dominohet nga zotërimi privat i shtëpive, me shumë shtëpi të reja të vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ngritura fillimisht ilegalisht dhe në zonat e banuara.
Sektori me qira i banesave sociale (qoftë publik, privat apo i përzier) në Shqipëri është shumë i vogël, duke përfaqësuar rreth 0.1% të totalit të banesave të banuara.
Ky sektor nuk mund të konkurrojë tregun privat. Tregu i banesave me kredi hipotekore sapo po zhvillohet(pjesa e pronarëve të shtëpive që paguajnë një kredi të tillë është më e vogël se 1 për qind).
Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar ku aktiviteti i ndërtimit bëhet përmes parave “cash” dhe remitancave.