Ekonomi

Euro së shpejti me 'imazh' të ri

Synimi i BQE-së është të sigurojë që kartëmonedhat euro të mbeten një mjet pagese inovativ, i sigurt dhe efikas, i cili gjithashtu do të përfaqësojë kulturën dhe parimet e Unionit.

E.K
Euro së shpejti me 'imazh' të ri
Euro

GJERMANI- Banka Qendrore Europiane po kalon në hapin tjetër në procesin e krijimit të kartëmonedhave të reja euro, duke parazgjedhur dy nga shtatë temat e mundshme që do të kenë monedhat e reja. Synimi i BQE-së është të sigurojë që kartëmonedhat euro të mbeten një mjet pagese inovativ, i sigurt dhe efikas, i cili gjithashtu do të përfaqësojë kulturën dhe parimet e Unionit.

Në të njëjtën kohë, BQE thekson se në një botë ku zhvillimi i teknologjive të riprodhimit të kartëmonedhave është i shpejtë dhe ku falsifikuesit mund të kenë lehtësisht informacion dhe material, lëshimi i rregullt i kartëmonedhave të reja është thelbësor.

Përveç masave mbrojtëse të sigurisë, BQE është gjithashtu e përkushtuar për të reduktuar ndikimin mjedisor të kartëmonedhave euro gjatë gjithë ciklit të tyre të përdorimit. BQE gjithashtu kërkon t'i bëjë ato më të aksesueshme për qytetarët evropianë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve, duke përfshirë grupet e cenueshme siç janë personat me shikim të dëmtuar.

Për kartëmonedhat e ardhshme, Banka Qendrore Europiane bëri një proces konsultimi në verë, ku qytetarët shprehën preferencat e tyre për shtatë tema dominuese. Pas procesit, u vendos që dy temat e mundshme të jenë "Kultura evropiane" dhe "Lumenjtë dhe zogjtë "./ZËRI

Poll

MOS HUMB