Ekonomi

Euro në 'pikiatë'! Këmbehet me 97.8 Lekë

Krahasuar me Nëntorin e vitit të kaluar monedha evropiane është zhvlerësuar me 6.5%.

F.m
Euro në 'pikiatë'! Këmbehet me 97.8 Lekë
Euro

TIRANË- Këtë fundjavë, euro ka regjistruar vlerën më të ulët përballë Lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 Euro është këmbyer sot me 97.8 Lekë në blerje dhe me 98.4 Lekë në shitje.

Krahasuar me Nëntorin e vitit të kaluar monedha evropiane është zhvlerësuar me 6.5%.

Për shkak të zhvlerësimit të Euros, Banka e Shqipërisë ka blerë 137.6 milionë Euro në 6-mujorin e parë të këtij viti për të stabilizuar tregun. Gjithashtu deri në fund të 2024, Banka Qëndrore do të tërheqë nga tregu 330 milionë Euro për të ndalur më tej zhvlerësimin e saj.

Ekspertët nënvizojnë për TVKlan se shkaku kryesor i zhvlerësimit të Euros është sektori i turizmit dhe fluksi i lartë i prurjeve valutore, si nga investimet ashtu edhe nga remitancat.

Poll

MOS HUMB