Ekonomi

Mashtrimi me kreditë online/ Si shfrytëzohen profilet e politikanëve, skema e Bankës BOA

Qytetarë të mashtruar, që kanë humbur paratë, por që kanë humbur edhe afatet janë pasojat që po lënë pas këto grupe të strukturuara.

Redaksia Zëri
Mashtrimi me kreditë online/ Si shfrytëzohen profilet e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Bota moderne u ka mundësuar mashtruesve financiarë që të bëhen më të sofistikuar, duke u kthyer në sfidë mbrojtja nga mashtrimet me kreditë. Me popullaritetin e huadhënies online mashtruesit janë bërë kreativ për të arritur dhe aksesuar informacionin krijuar strukturën, por edhe evidentuar target grupin. Qindra persona enden dyerve të institucioneve të drejtësisë pasi bien pre e skemave mashtruese të zhvatjes së parave.

Emisioni “Vetting” në News24 sjell mbrëmjen e sotme disa nga skemat e përdorura së fundmi si me proceset e testamenteve e deri tek kreditë online dhe skemës PONZI. Qytetarë të mashtruar, që kanë humbur paratë, por që kanë humbur edhe afatet janë pasojat që po lënë pas këto grupe të strukturuara.

Gazetarët e “Vetting” kanë investiguar për të paktën një vit një nga veprimtaritë financiare të vetë quajtur “Banka Boa”. Pronarët e kësaj faqe online shkruajnë komente në profilet e politikanëve, personazheve publike për të patur shtrirje sa më të gjerë tek njerëzit e thjeshtë.

Në këto komente reklamohen shifra marramendëse me qëllim që qytetarët të joshen për të marr kredi lehtë dhe shpejt, madje sasi deri në 10 milionë euro. Për të qenë të besueshëm në veprimtarin e tyre, ata pretendonin se ishin të licencuar. Ndërsa joshnin klientët duke ju afruar atyre kredi.

Vetting ka kontaktuar me mashtruesit që pasi kanë futur në kurth një qytetar, kanë përdorur të dhënat e tij për të vijuar mashtrimet me të tjerë persona.

Nëpërmjet një sms-je në platformën Whats app Vetting më datë 28 nëntor 2023 i ka kërkuar shumën prej 22 mijë euro kredi të pretenduar.

Në përgjigjet e kthyera nga pronarët e faqes BOA është bërë edhe kalkulimi se sa do të ishte kësti që do duhej të paguante çdo muaj. Pikërisht kjo shifër do ta ndiqte gjatë gjithë procesit të infilturarin.

Gazetarët e Vetting kanë kontaktuar grupin e mashtrimet të kredive në e-mailin që kishin publikuar në komentet e postimit të një politikani shqiptar:

“Mirëmëngjes,

Po kërkoni një kredi të ligjshme? Jeni lodhur duke kërkuar për hua dhe hipotekë? Jeni refuzuar nga bankat tuaja? Keni nevojë për një huamarrës për të pastruar borxhet/faturat tuaja? Atëherë trauma juaj financiare ka mbaruar, ne ofrojmë kredi 5,000 euro minimumi deri në 10,000, 000 euro me interes 3 perqind. Ne jemi të certifikuar dhe të besueshëm. Ne mund t’ju ndihmojmë me ndihmë financiare. Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni me emal: [email protected]”.

Pas kontaktit në email, mashtruesit kalojnë në fazën e dytë duke dërguar numrin e telefonit dhe afruar më shumë me “prehën” e tyre.  Numri i dërguar rezulton me prefiks suedez dhe në të dhënat e numrit është vendosur një emër, konkretisht Francesco Minervini.

Pas verifikimeve të kryera nga gazetarët rezulton  që edhe ky emër është një tjetër viktimë i këtij rrjeti që tashmë po i përdorin edhe të dhënat personale.

Nëpërmjet një sms-je në platformën Ëhats app Vetting më datë 28 nëntor 2023 i ka kërkuar shumën prej 22 mijë euro kredi të pretenduar. Në përgjigjet e kthyera nga pronarët e faqes BOA është bërë edhe kalkulimi se sa do të ishte kësti që do duhej të paguante çdo muaj. Pikërisht kjo shifër do ta ndiqte gjatë gjithë procesit të infilturarin.

Veting Mesazhet Mashtrimi

Biseda 1:

Vetting: Jam i interesuar për kredi 22 000 euro. Si i keni procedurat?

Banka BOA: Për sa vite mund ta shlyeni?

Vetting: Si janë afatet dhe interesat që ta llogaris për sa vite mund ta shlyej?

Banka BOA: 3 përqind. Për sa vite mund ta shlyeni?

Vetting: Maksimumi 84 muaj

Banka BOA: Parametrat e kredisë: Shuma e kredisë: 22000 euro.

Kohëzgjatja e kredisë: 84 muaj.

Norma vjetore e kredisë: 3 përqind.

Sigurimi mujor: 0

Fillimi i kredisë: 2/2024

Pagesa mujore e kredisë: 290 euro

Banka BOA: Ok! Kur ju duhet kredia?

Vetting: Më duhet javën tjetër. Në datën 8 dhjetor 2023.

Banka BOA: Na dërgoni një foto të kartës së identitetit dhe ju do të paguani 220 euro për tarifat e aplikimit dhe ne do t’ju dërgojmë një dokument, ju nënshkruani dhe ne do t’ju japim kredinë.

Vetting: Të lutem a mund ta heqësh tarifën e parapagimit 220 euro? Ku ndodhen zyrat tuaja?

Banka BOA: Ne jemi në Francë dhe gjithçka bëhet online. Ne nuk jemi këtu për të mashtruar njerëzit.

Vetting: Do të nis foto të pasaportës

Banka BOA: A mund ta bëni pagesën sot?

Vetting: Pas pagesës do të dërgoj foton që të shikosh që i kam paguar

Banka BOA: Në çfarë ore mund të shkoni dhe të bëni transferimin e 220 eurove?

Vetting: Ç ’rëndësi ka ora? Mund të më sillni faturën ku unë mund të paguaj?

Banka BOA: Për çfarë fature e ke fjalën. Duhet të paguani tarifat përpara se të merrni kredinë. Nëse e bëni pagesën sot, do ta keni gati kredinë të hënën. /VETTING

Poll

MOS HUMB