
MOSKË- "Rusia i ka përballuar sanksionet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës,"-kështu e ka nisur intervistën e tij për 'Financial Times' oligarku Oleg Deripaska, duke pranuar “befasinë” për qëndrueshmërinë e vendit të tij pas luftës, që ai mendonte se do të falimentonte Kremlinin. Deripaska, një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, i tha Financial Times se Moska i kishte mbijetuar përpjekjes për të izoluar ekonominë e saj duke zhvilluar lidhje të reja tregtare me "jugun" dhe duke rritur investimet në prodhimin vendas.
Ndërkohë, sektori privat u tregua më i fortë se sa priste vetëm disa muaj më parë.
“U habita që biznesi privat u bë kaq fleksibël. Isha pak a shumë i sigurt se deri në 30 për qind e ekonomisë do të shembej. Po, ka shpenzime luftarake, por ekonomia private gjeti rrugën e saj për të vepruar dhe ia doli me sukses.”
Elasticiteti i dukshëm i Rusisë, pavarësisht se është shkëputur nga tregjet globale dhe zinxhirët e furnizimit, ka qenë një çështje krenarie për presidentin Vladimir Putin. Rusia u godit rëndë por ka arritur të shmangë sanksionet e G7 mbi shumicën dërrmuese të eksporteve të saj të naftës. FMN-ja ka parashikuar se produkti i brendshëm bruto i Rusisë do të rritet me 1.5 për qind këtë vit dhe 1.3 për qind në 2024. Nga ana tjetër, Putini ishte më pozitiv javën e kaluar, duke parashikuar rritje 2.8 për qind këtë vit, më shumë se dyfishi i maksimumit të parashikuar nga kabineti i tij në prill.
Ukraina ka refuzuar thirrje të tilla si ajo që bëri Deripaska për "negociata reale" me arsyetimin se do të legjitimonte fitimet territoriale të Rusisë.
"Por më shumë luftime do të nënkuptonin 50,000 të tjerë të vdekur nga të dyja palët [dhe] ndoshta 150,000 të plagosur deri në vitin e ardhshëm,"-shtoi oligarku. Kremlini i kërkoi Deripaskës vitin e kaluar që t'i zbusë kritikat e tij, ndërsa prokurorët kapën një sekuestruan hotelin që ai zotëron në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit dhe ia dorëzuan atë një fondacioni të lidhur me Putinin. Ai nuk pranoi të komentojë mbi episodin.
Për të shpjeguar "rezistencën" e ekonomisë, Deripaska vuri në dukje investimet e Kremlinit në industri dhe përpjekjet për ndërmarrjet shtetërore joefikase që dominojnë ekonominë të rrisin kapacitetin, pjesërisht në mbështetje të përpjekjeve të luftës.
“Kapitalizmi shtetëror krijoi këto konglomerate masive me produktivitet të ulët, norma të ulëta shfrytëzimi, paga të ulëta. Sot u befasova kur pashë se në disa prej fabrikave të tyre, pagat ishin të ngjashme me pagat [në kompanitë] që unë themelova në të njëjtin rajon,”-shtoi ai.
Deripaska, i cili ka qenë nën sanksione personale nga SHBA që nga viti 2018 dhe BE që nga viti 2022, tha se udhëtimet e tij në Azi e kishin bindur atë se vendet nga "jugu" do t'i rezistonin presionit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore, duke i ofruar Rusisë një litar shpëtimi.
“E dini, këta njerëz duhet të ushqejnë 1 miliardë njerëz çdo ditë, dhe ju u kërkoni atyre të angazhohen ose të vuajn. Tregtia me Kinën është rritur 32 për qind nga viti në vit në tetë muajt e parë të 2023 në 155 miliardë dollarë, ndërsa tregtia me Indinë u trefishua në gjysmën e parë të vitit në 33 miliardë dollarë."
Pasuria e Rusisë në burimet natyrore, ndërkohë, e bën atë një partner tregtar shumë tërheqës për vendet që varen nga eksportet e saj të energjisë, metaleve dhe ushqimit/
“Nga miliarda njerëz të ardhshëm që do të lindin, 70 për qind do të jenë në këtë rajon. Le të përballemi me realitetin. Ata duan zhvillim, kanë nevojë për burime ruse, zgjidhje ruse, tregti me Rusinë. Duke besuar se sanksionet do të ndalojnë [luftën] ose do të krijojnë ndryshim regjimi, jemi gabim. Duhet të kemi një zgjidhje tjetër,”-e mbylli ai intervistën.
Marrë nga FT