
TIRANE-Procesi i kthimit dhe i kompesimit të pronave do të shtyhet përtej vitit 2030. Në një dokument të nxjerrë për konsultim publik, me titull "Masat Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës", thuhet se procesi do të shtyhet përtej vitit 2030, edhe spe pritej që të përfundonte në vitin 2025.
“Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030”, thekson në dokument Ministria e Drejtësisë. “Progres thelbësor në proceset kalimtare të pronësisë brenda vitit 2030”, thekson një prej përcaktimeve të tjera të dokumentit.
Numri i dosjeve në pritje për tu kompesuar nga shteti është rreth 26 mijë. Nga viti 2015 e deri më tani, janë shumë pak të kompesuar, për shkak edhe të formulës me kusht, ku qytetarit i kërkohet të heqë dorë nga 80% e vlerës për të marrë paratë në dorë jashtë radhe. Në total janë vetëm 269 subjekte që kanë hequr dorë nga totali i vlerës dhe kanë marrë paratë jashtë radhe. Në total, ATP i pagoi këto subjekte me këste në vlerën e 1.7 miliardë lekëve./Zëri.ai