Ekonomi

Raporti i FMN: 'PAQJA FISKALE' rrezik për administrimin tatimor

Shqetësuese për Shqipërinë thotë FMN është edhe rënia e popullsisë

F.I
Raporti i FMN: 'PAQJA FISKALE' rrezik për administrimin tatimor
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor, ka evidentuar situatën e vendit dhe pikat shqetësuese. Një ndër to mbetet "Paqja Fiskale", ku sipas FMN edhe pse marrëveshja ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore.

S i përket këtin rreziku, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandohen reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen - duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimo

"Rritja e presioneve ndaj shpenzimeve - nëse nuk adresohet tani - mund të kërcënojë qëndrueshmërinë fiskale. Ndërsa Shqipëria parashikohet të ruajë balanca primare jo-negative në vitet 2025-30, me borxhin publik që bie nën 50 përqind të PBB-së, vendi përballet me sfida fiskale nga ndryshimet demografike, detyrimet e mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me klimën, veçanërisht përtej vitit 2030. Për të ruajtur amortizatorët fiskalë, stafi rekomandon reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen - duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor - së bashku me përmirësimet në cilësinë e shpenzimeve dhe transparencën fiskale. Marrëveshja e "Paqes Fiskale", e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore. Ndihma sociale e synuar mirë do të mbështeste më efektivisht familjet vulnerabël sesa bonuset mujore të pensioneve të planifikuara,"-thotë FMN.

Shqetësuese për Shqipërinë thotë FMN është rënia e popullsisë, ku thekson se brenda vendit, një rënie më e theksuar se sa pritej e popullsisë në moshë pune mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare dhe të dobësojë perspektivat e rritjes.

Sfidë për vendin është edhe rritja e të ardhurave për frymë, pasi pavarësisht progresit Shqiperia vlerësohet si ekonomi me produktivitet të ulët. 

Po ashtu sipas FMN-së, krijimi i Bankës së Zhvillimit, i shpallur në prill 2025 me një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh nga Ministria e Financave, mbart rreziqe të konsiderueshme nëse nuk shoqërohet me kontrolle të forta të brendshme dhe menaxhim profesional të riskut, mbikëqyrje efektive nga autoritetet bankare, transparencë dhe raportim të rregullt financiar, fokus të qartë në korrigjimin e dështimeve të tregut dhe jo në konkurrimin me bankat private.

FMN thekson se aktiviteti i bankës duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe i orientuar drejt “vlerës së shtuar”, pra financimit të projekteve që nuk do të realizoheshin ndryshe, për të shmangur zhvendosjen e kapitalit privat dhe rritjen e ekspozimit të shtetit ndaj humbjeve.

Sipas FMN rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit. Inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.

Poll

MOS HUMB