Ekonomi

"Ekonomia ka pasur ecuri pozitive"! Sejko: Ky vit po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike

Teksa bëri një bilanc të ekonomisë, Sejko tha se bëhet fjalë për një rritje të ekonomisë gati 4%, ndonëse inflacioni ka qenë i luhatur. 

zh.ll
"Ekonomia ka pasur ecuri pozitive"! Sejko: Ky vit po mbyllet me
gent sejko

TIRANË- Viti 2025 po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi ecurinë pozitive të ekonomisë gjatë një takimi të fundvitit. Teksa bëri një bilanc të ekonomisë, Sejko tha se bëhet fjalë për një rritje të ekonomisë gati 4%, ndonëse inflacioni ka qenë i luhatur. 

“Ky vit po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike, me një tregues të rritjes afër 4%, pavarësisht se shifrat nuk janë konfirmuar. Objektivi ynë kryesor që është inflacioni, që janë çmimet e stabilitetit shqiptar, çmimet kanë qenë të kontrolluar, të monitoruar nën objektivin për 3%, por që përsëri konsiderohet pozitiv. Inflacioni ka qenë i luhatur midis nivelit 2.2% dhe 2.4%. Tregjet financiare kanë qenë të qeta”, tha Sejko.

Në kuadër të takimit të fundvitit me median, u shpallën edhe fituesit e “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”, një nismë që dëshmon angazhimin e Bankës së Shqipërisë për nxitjen e ekselencës akademike dhe kërkimit shkencor. Këtë vit aplikuan 38 studentë, me punime që trajtonin tema me rëndësi për politikëbërjen ekonomike dhe financiare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB