
TIRANË-Juristi Eduard Halimi ka folur lidhur me investimet që bëhen në ndërtim dhe burimin e tyre dhe vëxhgimet që duhet bërë nga blerësit, bankat por edhe Prokuroria e Posaçme. Ai deklaroi se nga hetimet dhe përgjimet e SPAK ka rezultuar se një pjesë e të ardhurave të investuara në ndërtim, investoheshin nga trafiku i drogës.
"Në vitin 2021 për operacionin ku u mor serveri i Sky Encro Chat, 63 mijë përdorues, pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë, ku pjesa më e madhe ishin për trafikun e drogës. Nga këto përgjime ka rezultuar se një pjesë e të ardhurave që siguroheshin nga trafiku i drogës nga Belgjika, Ekuadori, Hollanda, këto para investoheshin në ndërtim. Deri më tani nuk ka patur konfiskime tërësore të kullave apo ndonjë objekti ndërtimor, bazuar kjo dhe në disa procese qoftë në Shqipëri, por edhe jashtë. Çdo investitor dhe çdo blerës duhet të bëjë verifikimin nëse këta individë janë në ndjekje penale apo kanë rekorde kriminale. Vënia e shiritit nuk ka ndodhur në bllok, në një kullë dhe ky është lajm i mirë. Nëse do e vendoste SPAK shiritin, do fuste tregun në kolaps, qytetarët në kolaps dhe bankat në kolaps. Është një hap i kujdesshëm i prokurorisë që nuk ka bërë një hap të tillë. Se prokurorët janë njerëz të zgjuar, të lexuar dhe kanë parë 22 vendimet e gjykatave europian",-u shpreh juristi për MCN.