
TIRANË-Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me anë të një reagimi ka ngritur shqetësimin në lidhje me mënyrën e ndërtimeve në Tiranë. Konfederata shprehet se Tirana është kthyer në një parajsë për arkitektët e huaj që vijnë në Shqipëri dhe marrin miliona euro, para për të cilat nuk ka asnjë kontroll as nga SPAK as nga Banka e Shqipërisë.
Ndër të tjera KSSH ngre shqetësimin se ndonëse po injektohen miliona euro në ndërtim, punonjësit e këtij sektori vijojnë të jenë të keqpaguar dhe mbi të gjitha nuk investohet për sigurinë në punë.
REAGIMI:
Arkitektët e huaj marrin miliona euro, por kantieret e ndërtimit në Tiranë janë kthyer në galeri vdekje si minierat!
Tirana prej 2 vitesh është kthyer në një kantier kullash, teksa vendi ynë është kthyer në një parajsë për arkitektët e huaj që vijnë në Shqipëri dhe marrin miliona euro, para për të cilat nuk ka asnjë kontroll as nga SPAK as nga Banka e Shqipërisë.
Por Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ngre shqetësimin se ndonëse po injektohen miliona euro në ndërtim, punonjësit e këtij sektori vijojnë të jenë të keqpaguar dhe mbi të gjitha nuk investohet për sigurinë në punë.
Kantieret e ndërtimit janë kthyer në Galeri vdekjesh, duke konkuruar Minierat dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës ka zgjedhur heshtjen dhe amnistinë për pasigurinë në punë, kryesisht në kantiere ndërtimi në Tiranë, që janë lehtësisht të monitorueshme.
Konferedata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Inspektoriatit të Punës të kthejë sytë nga kantieret e ndërtimit, dhe të kërkojë zbatimin e kushteve të sigurisë teknike në vendin e punës.