TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të çmimeve të karburanteve në vend. Në mbledhjen e kësaj të premteje, Bordi ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftë me 3 lekë dhe me 1 lekë benzinën.
Sipas vendimit, nga 196 lekë/litri, nafta do të shitet me 193 lekë/litri, ndërsa benzina me 179 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.