Ekonomi

"Zbutet" Bordi dhe vendos çmimet e reja, ulet nafta dhe benzina

Sakaq, sipas vendimit, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 196 lekë/litër nga 208 lekë/litër që ishte caktuar nga mbledhja e fundit.

zh.ll
"Zbutet" Bordi dhe vendos çmimet e reja, ulet nafta dhe benzina
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Në mbledhjen e kësaj të enjtetje, Bordi ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 12 lekë. 

Sakaq, sipas vendimit, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 196 lekë/litër nga 208 lekë/litër që ishte caktuar nga mbledhja e fundit. Po ashtu, edhe çmimi i benzinës ka pësuar ulje dhe që nga sot do të shitet me 180 lekë/litër, 4 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi këtë të enjte, pas orës 12:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. 

Njoftimi i potë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora  12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Poll

MOS HUMB