Ekonomi

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%

F.I
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga
Gent Sejko

TIRANË-Në konferencën e sotme me gazetarët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli Mbikqyrës për uljen e normës bazë të interesit. Sejko njoftoi se norma bazë e interesit ulet nga 2.75% në 2.5%.

Guvernatori Gent Sejko: Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të reduktojë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 2.50%; të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 3.50%, të reduktojë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo vendimmarrje krijon kushte monetare më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit, në objektiv.

Poll

MOS HUMB