
SHBA- Tashmë është zyrtare ndeshja e zgjedhjeve të përgjithshme mes ish-presidentit Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden. Të dy kanë siguruar tani delegatët e kërkuar për të qenë kandidatët e partisë së tyre përkatëse. Biden dhe Trump fituan pothuajse çdo garë në kalendarin e emërimit presidencial deri më tani, por pragu i rëndësishëm për të fituar shumicën e delegatëve në konventat e partisë këtë verë më në fund është përmbushur.
Pas fitores në Shtetet Federale të Xhorxhia, Hauai, Misisipi e Uashington ku garoi i vetëm pas pezullimit të fushatës së rivales nga rivalja e tij brenda republikanëve, Donald Tramp ka tashmë 1228 delegatë, 13 më shumë se kufiri i nevojshëm për të siguruar kandidaturën në konventën e Korrikut.
Joe Biden arriti në 2099 delegatë, 131 mbi numrin e nevojshëm për t’u zgjedhur kandidat tek demokratët, pas fitores në Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington. Kjo është hera e 7 në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të ketë një ripërballje të të njejtëve kandidatë për presidentë. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 5 nëntor./ZËRI