
ITALI- Një Boeing i kompanisë kineze "Hainan Airlines" pati probleme sapo u ngrit nga aeroporti "Leonardo Da Vinci" rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës. Sipas mediave italiane, në kushte të tilla, avioni u detyra që të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Fiumicinos.
Fillimisht u dëgjuan shpërthime në qiejt e Ostias dhe Fiumicino. Më pas, avioni bëri disa fluturime mbi bregdet për të shkarkuar karburantin në ujë përpara se të kthehej dhe të bënte një ulje emergjente në pistë e aeroportit të kryeqytetit të Romës.
Nga hetimet fillestare duket se incidenti në ajër është shkaktuar nga përplasja me zogj, kjo pasi mbetjet e zogjve u gjetën në motorin e mjetit të dëmtuar. Avioni me motorin në flakë u filmua nga shumë prej pasagjerëve, të cilët patën momente frike mos ai rrëzohej në tokë./ZËRI