Bota

Telefonata e parë Trump-Putin, "WP" zbulon detaje: Mos e përshkallëzoni luftën në Ukrainë!

Detajet i dha një person që kishte mësuar për telefonatën, por pranoi që të zbulonte të gjitha ato që dinte në kushte anonimiteti.

k.m.
Telefonata e parë Trump-Putin, "WP" zbulon detaje: Mos e
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin të enjten dhe diskutoi luftën në Ukrainë. Por prapaskenat e telefonatës i ka zbuluar "Washington Post". Gjatë telefonatës, të cilën Trump e bëri nga resorti i tij në Florida, ai e këshilloi presidentin rus të mos përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij praninë ushtarake të Amerikës në Evropë. Detajet i dha një person që kishte mësuar për telefonatën, por pranoi që të zbulonte të gjitha ato që dinte në kushte anonimiteti.

Po ashtu, zbulohet se të dy presidentët diskutuan edhe për paqen në kontinentin evropian dhe Trump shprehu interesin për bisedat pasues për të diskutuar për të zgjedhur një zgjidhje për luftën në Ukrainë. Në fushatën e tij presidenciale, Trump tha se do t'i jepte fundluftës në Ukrainë, megjithëse nuk ofroi detaje se si synonte ta arrinte qëllimin e tij. Nga ajo që është mësuar zbulohet se pjesë e planit është një nënshkrim nga Ukraina se 20 vitet e ardhshme nuk do të anëtarësohet në NATO, ndërsa Rusia mbante një pjesë të territorit të pushtuar. 

Trump i tha NBC të enjten se ai kishte folur me rreth 70 liderë botërorë që nga përfundimi i zgjedhjeve, duke përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy – një telefonate të cilës iu bashkua edhe Elon Musk.

Po sipas "WP", qeveria e Ukrainës është informuar për telefonatën me Putinin dhe nuk ka asnjë kundërshtim.

Moska fillimisht iu përgjigj me gjakftohtësi fitores së Trump, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili u tha gazetarëve se Putini nuk kishte në plan ta telefononte Trump. Por të enjten, Putin e uroi publikisht Trumpin për fitoren e tij, duke vlerësuar reagimin e tij “burrëror” ndaj atentatit në Pensilvani. Madje shtoi se ishte “gati” të fliste me Trump.

Për detajet e telefonatës, Peskov nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB