Bota

Zjarr në aeroportin e Londrës, anulohen të gjitha fluturimet

Videot dramatike të shpërndara nga dëshmitarët në rrjetet sociale tregojnë zjarr në katin e fundit të parkingut, ku rreth 80% e zonës është e përfshirë nga flakët.

E.K
Zjarr në aeroportin e Londrës, anulohen të gjitha fluturimet
Pamje nga zjarri ne aeroportin e Londres

BRITANI E MADHE- Momente paniku në aerportin e Luton në Londër ku ka rënë një zjarr i madh, dhe për këtë shkak janë pezulluar të gjitha fluturimet deri në pasditen e sotme.

Videot dramatike të shpërndara nga dëshmitarët në rrjetet sociale tregojnë zjarr në katin e fundit të parkingut, ku rreth 80% e zonës është e përfshirë nga flakët.

Dëshmitarët okularë e përshkruan skenën si kaotike, duke treguar se ka pasur shumë makina që kanë marrë flakë.

Shtëllungat e tymit mbuluan qiellin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ngjarja ndodhi në Terminal Car Park 2 në Bedfordshire, teksa shërbimet e urgjencës, Shërbimi i Zjarrfikësve Bedfordshire shkuan menjëherë në ndihmë.

Pavarësisht pamjeve alarmante dhe kaotike si pasojë e zjarrit, fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Aeroporti tha në një deklaratë: "Të gjitha fluturimet janë pezulluar aktualisht pasi shërbimet e urgjencës i përgjigjen zjarrit që është përhapur në Terminal Car Park 2.

Qasja në aeroport është aktualisht e kufizuar dhe ne kërkojmë që njerëzit të mos udhëtojnë në aeroport në këtë moment". 

Në deklaratën e Aeroportit thuhej se stafi shtesë ishte në dispozicion për të ofruar ndihmë për pasagjerët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB