Bota

Izraeli breshëri bombardimesh në Gaza, ushtria është gati për ofensivën nga toka

Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës – ndërsa deklarojnë se misioni është të "siguohet që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak".

E.K
Izraeli breshëri bombardimesh në Gaza, ushtria është gati
Pamje nga sulmi ne Gaza

RRIPI I GAZËS- Izraeli vazhdon sulmin e pandërprerë me raketa në drejtim të Gazës, ku vetëm në 24 orë sipas tyre janë goditur 450 objektiva. Zyrtarët palestinezë thonë se shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënoja dhe mund të jetë e pamundur të shpëtohen në rast se sulmet izraelit vazhdojnë.

Ushtria izraelite thotë se qindra mijëra trupa janë afër kufirit të Gazës "gati për të ekzekutuar misionin që ju është dhënë".

Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës – ndërsa deklarojnë se misioni është të "siguohet që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak".

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200 - ndërsa më shumë se 900 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit - i nisur të shtunën - si një "akt të së keqes".

Ndërkohë që një masakër është zbuluar në një fshat izraelit, ku janë gjetur njerëz me koka të prera, mes tyre dhe foshnja që kanë qenë në gjumë në momentin e sulmit.

U shtria izraelite thotë se ka shkatërruar një vend që Hamasi e përdorte për të zbuluar avionët mbi Rripin e Gazës.

Forcat ajrore të vendit gjithashtu postuan në Tëitter se avionët luftarakë gjatë natës goditën mbi 80 vende në Beit Hanoun në Gaza, "përfshirë dy degë bankash të përdorura nga Hamasi për financimin e terrorizmit në Gaza, një tunel nëntokësor dhe dy qendra komanduese operacionale të përdorura nga Hamasi për të drejtuar aktivitetet terroriste kundër Izraelit”.

Nga ana tjetër mijëra palestinezë organizuan demonstrata kundër sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës në qytete në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Agjencia Palestineze e Lajmeve raportoi se protestuesit ngritën flamuj palestinezë dhe foto të viktimave të vrarë në Gaza./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB