Bota

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Kamerat do huazohen nga Shqipëria! Më 9 Prill certifikohet lista e votuesve

Ndërsa, fushata për ose kundër largimit të kryetarëve do të fillojë më 19 prill deri më 21 prill.

E.K
Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Kamerat do huazohen nga
KQZ Kosovë

KOSOVË- Të dielën e 21 prillit, qytetarët e komunave veriore të Kosovës do ti drejtohen qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre pro ose kundër shkarkimit të kryebashkiakëve të zgjedhur, në procesin e kontenstuar dhe bojkotuar nga Beogradi zyrtar dhe serbët që jetojnë në këto komuna më 23 prill të vitit 2023. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se një ditë më parë është hapur afati për dorëzimin e ankesës për akreditimin e vëzhguesve, ndërsa do të mbyllet më 15 prill. Ndërsa, fushata për ose kundër largimit të kryetarëve do të fillojë më 19 prill deri më 21 prill.

Gjithashtu, KQZ ka marrë vendim që deri nesër të jetë periudha për ndërrimin e qendrës së votimit. Afati për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill, ndërkaq afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill. Ndërsa 9 prilli duhet të jeta dita kur të bëhet certifikimi i listës votuese.

Ndërkohë Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve në kuadër të memorandumit të nënshkruar me KQZ në Shqipëri do të bëjnë të mundur huazimin e kamerave që do të përdoren në qendrat e votimit. Këtë e bëri me dije deputeti i PDK, Arianit Elshani. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kamerat do të huazohen nga Komisioni Qendror i Shqipërisë, ndërsa sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale e parlamentare do të nevojiten procedura të veçanta.

Arianit Elshani: Ashtu siç është e rregulluar edhe me rregulla zgjedhore që i kemi lënë hapësirë për garantimin e transparencës dhe regjistrimit në vendvotime, realisht këto specifika janë veç për përkrahjen teknike që do të jepet sepse është një procedurë e veçantë që do të zhvillohet për marrjen në shfrytëzim, në huazim nga KQZ e Shqipërisë, për të cilën do të kemi edhe një memorandum bashkëpunimi me ta dhe do të huazohen këto kamera për të incizuar brenda vendvotimit. Por sigurisht se kjo çështje sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale në nivel nacional nevojiten procedura të veçanta, pra ky është një lloj testimi, pilotimi që po i bëjmë për përdorimin e këtyre kamerave brenda vendvotimit.

Zgjedhjet e 23 prillit të vitit të shkuar u kontenstuan nga serbët në Kosovë dhe Beogradi zyrtar. Partitë serbe nuk morën pjesë në garë, ndërsa zgjedhja e kryekomunarëve shqiptar në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç dhe Zubin Potok sollën reagime të ashpra të serbëve që jetojnë në komunat veriore dhe shpërthyen protestat. Madje gjatë përplasjeve mbetën të plagosur efektivë të policisë së Kosovës dhe ushtarë të KFOR. Fillimisht ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet ndërsa më vonë, pas intensifikimit të protestave të dhunshme bënë thirrje për përsëritjen e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB