Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Biden shpjegon nesër arsyet që e shtynë të jepte dorëheqjen

Presidenti amerikan do të flasë edhe për mënyrën se si do ta përfundojë mandatin e tij.

k.m.
Zgjedhjet në SHBA/ Biden shpjegon nesër arsyet që e shtynë
Joe Biden

SHBA- Joe Biden do të japë të mërkurën detaje lidhur me vendimin e tij për t'u tërhequr nga gara presidenciale në SHBA. Lajmin e bëri me dije vetë Biden përmes një postimi në "X".

"Unë do t'i drejtohem kombit nga Zyra Ovale për atë që do të ndodhë më pas dhe si do ta përfundoj punën për popullin amerikan,"- tha presidenti amerikan në postimin e tij.

Përveç dhënies së shpjegimeve të hollësishme për largimin e tij, Biden dëshiron gjithashtu të flasë për punën që ka përpara në muajt e mbetur të presidencës së tij. Presidenti mori vendimin për tërheqjen nga gara ditën e dielë, duke shprehur gjithë mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris. 

Biden ishte diagnostikuar pak ditë më parë me Covid, ndaj edhe në letrën e tij, Biden theksoi se largimi ka lidhje me interesin e vendit dhe të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të reja presidenciale që do të mbahen në nëntor. Biden pritet të largohet nga Delaëare sonte, ku edhe shkoi për t'u karantinuar, duke iu rikthyer detyrave të tij në Shtëpinë e Bardhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB