
UKRAINË- Pas mbylljes së kutive të votimit në Rusi. Menjëherë kanë nisur edhe reagimet e para të ndërkombëtarëve. Shtëpia e Bardhë njoftoi se zgjedhjet ruse nuk janë as të lira dhe as të drejta.
"Putini ka burgosur kundërshtarët e tij politikë dhe ka penguar të tjerët të konkurrojnë kundër tij,"-shkruhej në reagimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë.
Po ashtu, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se zgjedhjet janë ilegjitime.
“Është e qartë për të gjithë botën se ky person, siç ka ndodhur shpesh në histori, është thjesht i dehur nga pushteti dhe po bën gjithçka për të dominuar përgjithmonë,”- tha presidenti ukrainas në një mesazh të postuar në rrjetet sociale.
Në Moskë, një Exit Poll zbuloi se Putin kishte arritur të siguronte 87.97 për qind të votave./ZËRI