Bota

Zgjedhjet europiane/ Fermerët francezë dhe spanjollë sërish në protestë, bllokojnë autostradat

Në fillim të këtij viti, fermerët bllokuan shumë rrugë në vendet e BE-së për javë të tëra, duke protestuar kundër rritjes së kostove të prodhimit, taksave, burokracisë, rregulloreve të tepërta mjedisore dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimit.

E.K
Zgjedhjet europiane/ Fermerët francezë dhe spanjollë sërish
Protesta

Fermerët spanjollë dhe francezë bllokuan sot rrugët përgjatë kufirit në Pirenejtë në shenjë proteste, përpara zgjedhjeve evropiane, ndaj asaj që ata thonë se është konkurrencë e pandershme nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Në fillim të këtij viti, fermerët bllokuan shumë rrugë në vendet e BE-së për javë të tëra, duke protestuar kundër rritjes së kostove të prodhimit, taksave, burokracisë, rregulloreve të tepërta mjedisore dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimit.

Duke përdorur dhjetëra traktorë, fermerët spanjollë dhe francezë mbyllën të dy anët e kufirit në autostradën AP-8 në Vendin Bask dhe AP-7 në Katalonjë.

"Pasi të kemi zgjedhjet evropiane, le të shohim nëse politikanët tanë e marrin seriozisht sektorin dhe dëgjojnë kërkesat tona," tha fermeri spanjoll Josep Zuscafrase, 54 vjeç.

“Është e rëndësishme protesta, sepse në Francë bujqësia është punë e vështirë. Ajo është lënë pas dore për 20 vjet e më shumë. Dhe ne ushqejmë botën, ju e dini”, tha francezi Sylvain Furik, 39 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB