
KANADA- Një shkencëtar i njohur në Kanada ka pretenduar se i është ndaluar hulumtimi i një sëmundjeje misterioze të trurit në provincën New Brunswick dhe ka thënë se ka frikë që mbi 200 persona të prekur nga ajo janë duke përjetuar rënie të pashpjegueshme neurologjike. The guardian siguroi email-et e shkencëtarit Michael Coulthart, të cilat kanë dalë në pah dy vjet pasi autoritetet në provincën lindore kanadeze e kishin mbyllur hetimin për rastet.
“E tëra që do të them është se opinioni im shkencor është që diçka e vërtetë është duke ndodhur në [New Brunswick] që absolutisht nuk mund të shpjegohet nga anësia ose agjenda personal e një neurologu të vetëm. Pak raste mund të shpjegohen më së miri nga ky i fundit, por thjesht janë shumë (tani mbi 200)” – shkroi mikrobiologu Michael Coulthart.
Zyrtarët shëndetësorë në provincën lindore kishin paralajmëruar më 2021 se mbi 40 banorë po vuanin nga një sindrom potencialisht i panjohur neurologjik, ndërsa simptomet ishin të ngjashme me ato të çrregullimit degjenerues të trurit, sëmundja Creutzfeldt-Jakob. Simptomet dallonin dhe ishin dramatike: disa pacientë fillonin të përjargeshin dhe të tjerëve u dukej sikur insektet po u lëviznin në lëkurë.
Një vit më vonë, megjithatë, një komision i pavarur mbikëqyrës i themeluar nga autoritetet rajonale përcaktoi se grupi i pacientëve sipas të gjitha gjasave ishte diagnostikuar dhe po vuanin nga sëmundje të njohura si kanceri ose demenca. Komisioni dhe qeveria rajonale gjithashtu kishin hedhur dyshime mbi punën e neurologut Alier Marrero, të cilit i ishin referuar fillimisht dhjetëra raste nga disa mjekë të hutuar në rajon dhe rrjedhimisht kishte identifikuar më shumë raste. Mjeku prej asaj kohe është bërë mbrojtës i rreptë i pacientëve për të cilët beson se janë shpërfillur nga provinca.
Në raportin përfundimtar të komisionit, ku konkludohej se nuk kishte raste të njerëzve që vuanin nga një sindrom i panjohur i trurit, sinjalizohej përfundimi i hetimit të autoriteteve provinciale. Megjithatë, shkresat elektronike që kanë rrjedhë dhe që janë parë nga gazeta tregojnë një histori krejt ndryshe dhe sugjerojnë se disa shkencëtarë të lartë hulumtues në agjencinë kanadeze të shëndetit publik mbeten gjithnjë më të shqetësuar për shkaktarin dhe simptomat e një sëmundjeje që po duket e pashpjegueshme dhe që në mënyrë joproporcionale i prek të rinjtë.
“Politikanët nuk duan të pranojnë se diçka serioze po ndodh, sepse atëherë ata duhet ta trajtojnë atë,” tha një grua e re, duke shtuar se që kur provinca publikoi raportin e saj përfundimtar.
Në një shkëmbim të shkresave elektronike në tetor të vitit 2023 me një anëtar tjetër të kësaj agjencie, tha se ai “në thelb ishte shkëputur” nga çfarëdo përfshirjeje në këtë çështje, duke shtuar se ai besonte se arsyeja ishte politike./ZËRI