
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në Kosovë është i mundshëm në çdo kohë. Vulin theksoi se Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq nëse serbët në Kosovë përballen me dhunë. Komentet e tij u bënë nga Shën Petersburgu, gjatë një interviste me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve. Ai gjithashtu nënvizoi se mbrojtja e të drejtave të serbëve në Kosovë është pjesë e strategjisë kombëtare të Serbisë.
“Situata në provincën jugore serbe mund të përshkallëzohet në çdo moment. Kur ushtrohet dhuna ndaj serbëve, është e pamundur të pritet që të gjithë, veçanërisht Serbia, të qëndrojnë anash dhe të shikojnë. Sigurisht që nuk do ta bëjmë. Kolegët e Serbisë nga BRICS, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergey Shoigu, ministrat e jashtëm të Kinës, Brazilit, Afrikës së Jugut, Azerbajxhanit, tregojnë simpati dhe mbështetje të fortë për Serbinë dhe kuptojnë thellësisht se për çfarë po lufton vendi ynë”, deklaroi zyrtari i lartë serb.