Bota

Debati Trump-Harris, më shumë se 67 milionë shikues!

Sipas analistëve, Kamala Harris fitoi më shumë pikë në debatin e parë me Trump, ndërsa ish-presidenti dhe mbështetësit e tij kanë shprehur kritika të ashpra ndaj moderatorëve të debatit

M.M
Debati Trump-Harris, më shumë se 67 milionë shikues!
Donald trump dhe kamala harris

SHBA- Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial të martën midis kandidates demokrate Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, duke shënuar një rritje të ndjeshme të shikueshmërisë krahasuar me debatin e qershorit, që përfundimisht çoi në tërheqjen e Presidentit Joe Biden nga gara. 

Shikueshmëria e debatit të qershorit, mes Biden dhe Trump, arriti në 51.3 milionë shikues, ndërsa audienca e debatit aktual mbetet larg shifrës rekord prej 84 milionë shikuesish, të arritur gjatë debatit të vitit 2016 mes Hillary Clinton dhe Donald Trump. Në vitin 2020, debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden tërhoqi 73.1 milionë njerëz raportojnë mediat amerikane.

Sipas analistëve, Kamala Harris fitoi më shumë pikë në debatin e parë me Trump, ndërsa ish-presidenti dhe mbështetësit e tij kanë shprehur kritika të ashpra ndaj moderatorëve të debatit, David Muir dhe Linsey Davis të ABC. Gjatë debatit, gazetarët e rrjetit korrigjuan katër herë deklaratat e zotit Trump.

Aktualisht, nuk janë planifikuar debate të tjera midis kandidatëve presidencialë, megjithëse ka pasur spekulime për mundësi të tjera. Ndërkohë, kanali CBS do të organizojë një debat për postin e nënpresidentit, ku demokrati Tim Walz do të përballet me republikanin JD Vance./ ZËRI

Poll

MOS HUMB