Bota

Zelenskyy për CNN: Nuk e kuptoj sesi Trump mund të jetë në anën e Putin! Nuk e njeh, nuk ka luftuar me të

Zelenskyy më tej ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për paketën e ndihmës dhe është ndjerë optimist pas asaj bisede.

a.l
Zelenskyy për CNN: Nuk e kuptoj sesi Trump mund të jetë në
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA-  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë së fundmi një intervistë për CNN, ku ka komentuar qëndrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me luftën Ukrainë-Rusi. Ai tha se Trump, do të jetë kundër amerikanëve nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën. Ndër të tjera kreu i shtetit ukrainas tha se nuk mund ta kuptojë se si Trump mund të jetë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Është e pabesueshme. Unë mendoj se Donald Trumpi nuk e njeh Putinin. E di që e ka takuar, por kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka shtuar ai.

Zelenskyy më tej ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për paketën e ndihmës dhe është ndjerë optimist pas asaj bisede.

“Tha se do të bëjë gjithçka për ta mbështetur Ukrainën. Ai është në anën tonë dhe e kupton se sa heroikë janë njerëzit tanë, ushtarët dhe civilët tanë”, është shprehur ai.

Ish-presidenti Donald Trump, i cili synon të bëhet kandidati presidencial republikan nuk ka shprehur dëshirën të komentojë se cila mes dy vendeve do ta fitojë luftën./ ZËRI

Poll

MOS HUMB