
KOSOVË- Dalin detaje të reja nga aksioni i Policisë së Kosovës në një manastir në Banjskë, ku u zbuluan armë. Policia ka dyshime se këto armë janë përdorur në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të shkuar ku mbeti i vrarë dhe efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gazeta Express raporton nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.
Çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë?
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat./ZËRI