
ITALI- 5 mjekë italianë janë vënë nën hetim nga prokuroria, lidhur me vdekjen e një 18-vjeçareje, e cila humbi jetën pas vaksinës anticovid.
Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2021, dhe tashmë 3 vite më pas 3 mjekë janë në bandën e të akuzuarve.
Camilla Canepe, vdiq në qershor të vitit 2021 në spitalin San Martino në Xhenoa, pak ditë pasi u vaksinuar kundër Covid me AstraZeneca.
Prokuroria ka dërguar njoftimin për përfundimin e hetimeve ditët e fundit. Mjekët do të duhet të japin dëshminë e tyre brenda 20 ditëve. Autopsia zbuloi se Camilla "nuk kishte patologji të mëparshme dhe nuk kishte marrë asnjë mjekim". Dhe se vdekja nga tromboza ishte "e lidhur në mënyrë të arsyeshme me një efekt negativ nga administrimi i vaksinës kundër Covid".
Camilla u vaksinua më 25 maj dhe u ndje e sëmurë më 3 qershor: ajo u dërgua në spitalin Lavagna ku u zbulua se kishte mpiksje gjaku. Asaj iu bë një skaner, ndërsa dy ditë më vonë do të rikthehej në spiral në gjendje kritike për jetën. Ajo vdiq në datën 10 Qershor, dhe tashmë 3 vite më vonë, mjjekët do të përballen zyrtarisht me akuzat./ZËRI