Bota

Zbulimi tronditës i çiftit në Pekin: Pimë ujë tualeti për 6 muaj

Të dy patën një kollë të rëndë të pashpjegueshme, ndërsa Tan pretendon se i ranë flokët dhe iu shfaqën puçrra.

f.t
Zbulimi tronditës i çiftit në Pekin: Pimë ujë tualeti
foto ilustruese

PEKIN-Një çift në Pekin janë përballuar me një situatë aspak të këndhsme dhe tmerruese. Burrë e grua pa e ditur, pinë ujë tualeti për gjashtë muaj pasi u transferuan në apartamentin e tyre të ri në maj. Sipas New York Post, Tan dhe partnerja e tij filluan të përjetonin probleme të çuditshme shëndetësore menjëherë pasi u transferuan. Të dy patën një kollë të rëndë të pashpjegueshme, ndërsa Tan pretendon se i ranë flokët dhe iu shfaqën puçrra.

Zbulimi erdhi pasi Tan e kuptoi se nuk e kishte paguar faturën e ujit, megjithatë apartamenti i tij prej 1400 dollarësh në muaj kishte ende ujë. Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin me ujë tualeti. Pas disa testeve me matësat e ujit ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Kur çifti ka ndezur rrjedhën e ujit në banesë, matësi nuk ka regjistruar rritje në njësi.

Një tub shtesë, i cili kishte kaluar pa u vënë re, lidhte tubat e tualetit dhe ujit të rubinetit. Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin në ujë tualeti. Hidrauliku rregulloi rrjetin, ndërsa Tan tani kërkon kompensim monetar nga kompania e qirasë së apartamenteve, e cila pretendon se ishte zgjedhja e disa qiramarrësve për të marrë ujë nga një pus aty pranë.

Kompania e qiradhënies pohon gjithashtu se uji i pusit kaloi kontrollet e cilësisë vetëm në muajin mars dhe u konstatua se mund të përdorej vetëm për shpëlarjen e tualeteve dhe ujitje të bimëve. Ndërkohë Tan, pretendon se ai dhe e dashura e tij nuk janë informuar kurrë për këtë marrëveshje përpara se të transferoheshin dhe negociatat e tij me kompaninë e qirasë vazhdojnë.

Poll

MOS HUMB