Bota

Zbardhet pas 45 vitesh vrasja e vëllait të Presidentit Mattarella, dy të dyshuar në listën e hetuesve

Prokuroria e Palermos ka mbledhur tani zbulime dhe prova të reja që mund të çojnë në një gjyq të ri.

F.m
Zbardhet pas 45 vitesh vrasja e vëllait të Presidentit Mattarella, dy
Piersanti Mattarella

ITALI- Dy persona, janë futur në listën e të dyshuarve pas rihapjes së dosjes së vrasjes së Piersanti Mattarella, vëllait të Presidentit italian që u vra më 6 janar 1980 në Palermo. La Repubblica shkruan se bëhet fjalë për njerëz të lidhur me mafian dhe që do të vihen para drejtësisë kur jemi afër 45-vjetorit të vrasjes së Mattarellës.

Për vrasjen janë dënuar bosët e Cosa Nostra, ndërsa dy persona, Valerio 'Giusva' Fioravanti dhe Gilberto Cavallini, që ishin arrestuar fillimisht si autorë, u shpallën të pafajshëm. 

Prokuroria e Palermos ka mbledhur tani zbulime dhe prova të reja që mund të çojnë në një gjyq të ri.

Për një kohë të gjatë vrasësit ishin të mbuluar, duke i bërë njerëzit të besonin se personatqë kishin qëlluae mund të kishin qenë burra që nuk i përkisnin Cosa Nostra-s.

Giovanni Falcone deklaroi në vitin 1990 në Komisionin Anti-Mafia se vrasja e eksponentit politik "presupozon një masë konvergjencash të interesave në shkallë të gjerë". Tashmë prokuroria e Palermos, e drejtuar nga Maurizio de Lucia që koordinon hetimet së bashku me deputeten Marzia Sabella, ka mbledhur zbulime të reja, të dhëna dhe prova të reja, të mbuluara në konfidencialitet maksimal, të cilat forcojnë akuzën ndaj të dyshuarve të rinj. 

Poll

MOS HUMB