
SHBA- Më 10 janar, dhjetë ditë para se të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë dënimin pasi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar për 34 akuza për mashtrim financiar në lidhje me skandalin ku është përfshirë aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels. Ylli i filmave për të rritur raportohet se u pagua nga Donald Trump 130 mijë dollarë për ta bërë atë të heshte dhe të mos dilte në publik përpara zgjedhjeve të 2016-ës, për të folur për lidhjen e saj të dyshuar jashtëmartesore me Trump.
Vendimi u njoftua nga gjyqtari i Gjykatës Supreme të Shtetit të Nju Jorkut, Juan Merchan, i cili udhëhoqi gjykimin që përfundoi me dënimin e Trumpit. Merchan shpjegoi se do të përdorë formulën e “lirimit të pakushtëzuar”, që do të thotë se do të konfirmojë vendimin e fajësisë, por pa vendosur burgim ose dënime alternative.
Teknikisht, kjo nuk do të jetë një fitore për Trump, përfundimi i çështjes do ta bëjë atë të parin president të dënuar penal që udhëheq Shtetet e Bashkuara. Dënimi do të shpallet pas një seri shtyrjesh të lidhura me afatet zgjedhore dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë në favor të imunitetit presidencial.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha se nuk duhet të ketë dënim në këtë rast. Avokatët e Trump-it kishin argumentuar se si president i zgjedhur, ai kishte fituar të drejtën për të mbyllur çështjen, një hipotezë që gjyqtari Merchan e hodhi poshtë, duke e cilësuar atë si një “teori të re”.
“I pandehuri - kishte shkruar Merchan në vendim nuk ka paraqitur argumente të vlefshme për të bindur gjykatën të veprojë ndryshe”. Në momentin kur një person bëhet president, nuk mund të anulohen retroaktivisht krimet e kryera dhe ai nuk gëzon imunitetin e presidentëve të zgjedhur. Kjo çështje e paligjshme nuk duhet të ishte ngritur kurrë dhe Kushtetuta kërkon që ajo të shkarkohet menjëherë," tha Cheung.
Në një reagim të rij, Donald Trump e ka cilësuar vendimin e gjyqtarit Juan Merchan për ta dënuar atë me 10 Janar, 10 ditë para inaugurimit të tij, si një sulm të paligjshëm politik dhe një teatër të inskenuar.
"Sapo ka nxjerrë një vendim tjetër që me vetëdije është i paligjshëm, bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe nëse hyn në fuqi, do të jetë fundi i Presidencës siç e njohim ne. Ai ka aq pak respekt për Kushtetutën, saqë mban një urdhër të paligjshëm gati për mua, Presidentin tuaj dhe Presidentin e zgjedhur, vetëm që të mos zbuloj konfliktet ekskluzive dhe të paligjshme të tij dhe familjes së tij. Unë jam i vetmi kundërshtar politik në historinë amerikane që nuk lejohet të mbrohem”-shprehet Trump.
Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, kishte sugjeruar mundësinë e shtyrjes së dënimit deri në vitin 2029, në përputhje me përfundimin e mandatit presidencial të Trump-it. Merchan vendosi që procesi të mbyllet para se magnati të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke zyrtarizuar megjithatë statusin e tij si i dënuar.
Trump u akuzua në tre çështje të tjera penale shtetërore dhe federale në vitin 2023, një që përfshin dokumente të klasifikuara që ai mbajti pas largimit nga detyra dhe dy të tjera që përfshinin përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Ai u deklarua i pafajshëm në të tre rastet. Departamenti i Drejtësisë hodhi poshtë dy çështjet federale pas fitores së Trumpit në zgjedhje./ZËRI