Bota

Ylli i pornos që 'fundosi' Trump: Ai duhet të burgoset

Megjithatë, ajo tha se kishte marrë kërcënime për jetën nga mbështetësit e Trump përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA që kur foli për pagesën nga avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen.

E.K
Ylli i pornos që 'fundosi' Trump: Ai duhet të burgoset
Stormy Daniels dhe Donald Trump

SHBA- Stormy Daniels bëri thirrje që Donald Trump të burgosej pasi ai u dënua për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ylli i pornos, e cila u pagua 130,000 dollarë për të mos zbuluar marrëdhënien seksuale që pretendon se kishte me Trump, ka paralajmëruar se kandidati presidencial është "krejt jashtë realitetit".

"Unë mendoj se ai duhet të dënohet me burg dhe shërbim në komunitet ose të jetë një 'çantë grushtimi' vullnetar në një strehë për gratë," tha Daniels, për gazetën Sunday Mirror.

Daniels tha se ajo ndihej e "tronditur", por e justifikuar pas dënimit të shpejtë të Trump nga një juri në një gjykatë në Nju Jork, gjë që ajo tha se tregoi se ata i besonin dëshmisë së saj. Megjithatë, ajo tha se kishte marrë kërcënime për jetën nga mbështetësit e Trump përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA që kur foli për pagesën nga avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen.

“Gjithmonë ndihesh sikur je njeriu i keq, edhe kur nuk je. Të ishe në gjykatë ishte shumë e frikshme me jurinë që të shikonte, por më vjen mirë që gjërat që doja të dëgjoheshin u dëgjuan në gjykatë dhe që më në fund u vërtetua se thosha të vërtetën gjatë gjithë kohës. Nuk ka mbaruar për mua. Nuk do të përfundojë kurrë për mua. Trump mund të jetë fajtor, por unë duhet të vazhdoj ta jetoj këtë."

Trump u dënua nga një juri prej 12 anëtarësh në Nju Jork për akuzën e falsifikimit të të dhënave të biznesit, e cila konsiderohet një krim. Dënimi i tij do të shpallet më 11 korrik në orën 10:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB