
BEOGRAD – Media boshnjake “Klix”shkruan se Serbia dëshiron që qytetarët serbë, që jetojnë në veriun e Kosovës dhe që kanë dy shtetësi, të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, që zhvillohen më 17 dhjetor.
Problem është fakti se Serbia shqetësohet se mos kërkesa ndaj Kosovës, do të interpretohej në publik sikur është njohje e Kosovës dhe se po e trajton atë si Republikë më vete. Media boshnjake kujton se presidenti serb Aleksandër Vuçiç vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Albin Kurti, u përgjigj se kërkesa mund të respektohet, por me kusht që Beogradi t’i drejtohet Kosovës si shtet sovran dhe të barabartë. “Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën, po si shtet sovran dhe të barabartë. Inkurajojmë Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Serbia më datë 17 dhjetor 2023 mban zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Qytetarët do të votojnë se kush do të ulet në parlamentin serb. Po në këtë datë, do të mbahen edhe zgjedhjet lokale e qytetarët do të votojnë në qytete e lokacione të Serbisë./Zëri.ai/