
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit të quajtur Haitham Khuwajari. Kështu tha ushtria në një postim X herët të hënën. Izraeli pretendon se Khojari kishte udhëhequr një batalion që mori pjesë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Forcat izraelite thanë gjithashtu se Khojari ishte përgjegjës për sigurinë për aktivitetet e Hamasit në spitalin kryesor të Gazës Al-Shifa dhe komandonte luftimet kundër forcave të IDF në kampin Shatti, një kamp refugjatësh palestinezë në Gazën veriore.
Një avion luftarak IDF kreu një sulm të synuar në zonën e kampit të refugjatëve Shati jashtë qytetit të Gazës, duke vrarë komandantin e Batalionit Shati të Hamasit, Haitham Khuwajari. Pas vrasjes së tij, forcat izraelit paralajmëruan komandantët e mbetur të Batalionit, se ata kishin mundësinë ose të dorëzoheshin ose të eliminoheshin në mënyrë të ngjashme.