
SERBI- Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni duke folur nga Beogradi, gjatë konferencës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se Italia nuk e konsideron proces të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit, por një ribashkim të Europës. Liderja italiane deklaroi se Bashkimi Europian nuk mund të thuhet se është vërtet i bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion.
Georgia Meloni: Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian. Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion.
Shefja e Qeverisë italiane po zhvillon një vizitë shtetërore në Serbi. Në fokus të takimit të saj me Vuçiç ka qenë bashkëpunimi ekonomik mes vendeve dhe lufta kundër emigracionit të paligjshëm./ZËRI