
IZRAELI- Një gazetar i rrjetit “Al Jazeera” u vra dhe një tjetër u plagos të premten nga një raketë në Khan Younis në jug të Gazës. Samer Abudaqa u vra nga një raketë e lëshuar nga një dron dhe shefi i zyrës së rrjetit Al Jazeera në Gazë, Wael Dahdouh u plagos.
"Al Jazeera' raportoi se mjekët nuk ishin në gjendje të arrinin menjëherë në vendngjarje për shkak të bombardimeve izraelite. Ndërkohë pasi u plagos, Abu Daqqa u strehua në një zonë pranë shkollës Ferkhane, ku vazhduan sulmet dhe ambulancat nuk mundën të hynin në zonën e rrethuar nga forcat izraelite.
Në deklaratë, e cila përfshinte fotografi të gazetarëve Ayyad dhe Abu Abse, theksohet se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 89./ZËRI