Bota

Ndalohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në vend, por jo Prishtinës, që të përfshihen votat e serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë.

f.t
Ndalohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!
foto ilustruese

KOSOVË- Serbët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por në Kosovë ato nuk do të lejohen. Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në vend, por jo Prishtinës, që të përfshihen votat e serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë.

Në fakt kërkesa serbe ju drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë. Pas këtij veprimi qeveria e Kosovës vendosi të ndalonte mbajtjen e tyre brenda territorit të saj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se përpjekja për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut. Kujtojmë se në zhgjedhjet e fundit në Serbi të drejtë vote kishin mbi 93 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB