Bota

Vriten dy policë në Francë, arratiset i burgosuri që po transportonin me furgon

Personi që është "shpëtuar" nga burgu është Mohamed A. (i burgosuri), i njohur ndryshe me pseudonimin “Miza”.

k.m.
Vriten dy policë në Francë, arratiset i burgosuri që po
Mohamed A.

FRANCË- Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Sipas BBC, të plagosur kanë mbetur dhe 3 të tjerë, të cilët thuhet se janë në gjendje kritike. Sipas mediave të huaja, një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur së bashku me sulmuesit. Personi që është "shpëtuar" nga burgu është Mohamed A. (i burgosuri), i njohur ndryshe me pseudonimin “Miza”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në mes të autostradës A154 në qytetin Val-de-Reuil, teksa oficerët po transportonin me furgon një të burgosur, nga burgu për në gjykatën e Rouen-it. Ishte ky momenti kur 4 persona të armatosur dhe të maskuar me dy automjete u zunë pritë, duke qëlluar me breshëri drejt efektivëve dhe më pas kanë marrë të burgosurin e janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

PAMJET NGA MOMENTI I SULMIT: 

Por kush është Mohamed A. (i burgosuri), i njohur ndryshe me pseudonimin “Miza”?

I riu i arrestuar për grabitje, kishte tentuar të priste hekurat e qelisë vetëm dy ditë më parë, pasi kishte përfunduar në pranga sepse dyshohej se ishte “koka” e një rrjeti narkotikësh. Ai rezulton po ashtu i paditur për “vrasje në tentativë" për llogari të një bande. 

Lidhur me ngjarjen, ministri i Drejtësisë Éric Dupond-Moretti deklaroi më herët se do bëhet gjithçka është e mundur për vënien para drejtësisë së autorëve të këtij krimi të cilin e cilësoi “të neveritshëm”. Pas tij, një tjetër reagim ka ardhur nga presidenti Emmanuel Macron, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale: Jemi pranë familjeve të viktimave, të plagosurve dhe punonjësve të policisë. Autorët do dalin para drejtësisë!

Në kuadër të operacionit “Épervier”, më shumë se 200 forca policie janë vënë në gatishmëri për kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB