
PRISHTINË- Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, është liruar nga bugu i Smrekonicës. Geci ishte dënuar me 3 vite burg për vrasje dhe 10 muaj për armëmbajtje pa leje.
Ai u shpall fajtor pasi në gusht të vitit 2014-të pas një konflikti të çastit vrau Ruzhdi Shaqirin. Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në gushtin e vitit 2014. Ngjarja ndodhi në Skënderaj, ku Geci dhe Shaqiri u përplasën fillimisht verbalisht dhe më pas, përdorën edhe armët e zjarrit. Por mesa duket koha e tij në burg ka mbaruar dhe sot ka rifituar lirinë.
Pas daljes në liri, Geci ka thënë se e ka përfunduar burgun siç “e kryejnë burrat”. Po ashtu, u shpreh ka gjëra për të thënë, por ka paralajmëruar se do të flasë pas disa kohësh.
Siç ka pretenduar Geci menjëherë pas daljes nga burgu, janë bërë disa shkelje në rastin e tij nga Ministria e Drejtësisë. Ai ka akuza për autoritetet, edhe pse duke e llogaritur kohën që kishte kaluar në paraburgim, Gecit i kishin mbetur që të kalonte në burg edhe 1 vit e 8 muaj.
Ndërkohë, familja e tij ka bërë thirrje më herët: Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri./ZËRI