Bota

Vrau ish-të dashurën/ Filippo shpërthen në lot, s'jep detaje për krimin

21-vjeçari në thelb tha se kishte vrarë Giulia-n dhe se më pas nuk kishte pasur guximin të bënte vetëvrasje

E.K
Vrau ish-të dashurën/ Filippo shpërthen në lot, s'jep
Cifti para ndarjes dhe burgu i Verones

ITALI- Ka zgjatur rreth 30 minuta marrja në pyetje e Filippo Turetta në burgun e Veronës në Itali, i cili akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës. Sipas mediave italiane, ai ka pranuar vrasjen e Giulia Cecchettin, duke lëshuar deklarata spontane para gjyqtares hetuese Benedetta Vitolo, të cilat konfirmuan ato të bëra në policinë gjermane. 

21-vjeçari ka shfrytëzuar edhe të drejtën për të mos u përgjigjur gjatë marrjes në pyetje. I pranishëm ishte edhe avokati i djalit, Giovanni Caruso. Turetta ka shpërthyer në lot para hetuesve. Sipas urdhrit të prokurorit ai akuzohet për vrasje me dashje.

Marrja në pyetje filloi rreth orës 10:00 dhe gjyqtari dhe prokurori dolën nga godina e burgut rreth orës 10:30. Nga kjo u kuptua menjëherë se 21-vjeçari nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit hetues, i cili më 20 nëntor kishte firmosur urdhrin e paraburgimit. 

Duke marrë parasysh kohën e presionit, 21-vjeçari zgjodhi heshtjen si një strategji mbrojtëse. Në këtë mënyrë avokati mbrojtës Giovanni Caruso mund të kishte fituar kohë për të studiuar dokumentet e hetimit, dokumente që avokati ka mundur t'i marrë vetëm të hënën.

Deklarata spontane

Ka qenë vetë avokati që ka shpjeguar se i riu “e ka ndjerë të nevojshme të bëjë deklarata spontane” duke konfirmuar atë që thuhej në Gjermani. Në deklaratat në policinë gjermane, të cilat nuk ishin të vlefshme në procedimin italian, 21-vjeçari në thelb tha se kishte vrarë Giulia-n dhe se më pas nuk kishte pasur guximin të bënte vetëvrasje.

21-vjeçari ditët e para i kaloi në burgun e Veronës, gjithmonë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të punonjësve të policisë së burgjeve. I riu kërkoi libra që të mund të studionte dhe ilaçe që ta ndihmonin për të fjetur. Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të parë prindërit e tij.

/Zëri

Poll

MOS HUMB