Bota

Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë së Kosovës

Komandanti po të ishte gjallë do të mbushte sot 68 vjet.

f.t
Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë së Kosovës
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Në ditën e tij të lindjes fotografia e komandantit Adem Jashari është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe para ndërtesës së ekzekutivit krah flamujve shtetëror janë vendosur edhe ata kombëtar.

Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë së Kosovës

Komandanti po të ishte gjallë do të mbushte sot 68 vjet. Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrën pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. 

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB