Bota

Vrau gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet 33-vjeçari francez

33-vjeçari tashmë i njohur për autoritetet është arrestuar në shtëpinë e babait të tij.

f.t
Vrau gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet 33-vjeçari francez
foto ilustruese

FRANCË- Policia franceze ka vënë në pranga 33-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e partneres së tij 35-vjeçare dhe 4 fëmijëve të tyre, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj. 33-vjeçari tashmë i njohur për autoritetet është arrestuar në shtëpinë e babait të tij. Sipas Actu17, i dyshuari është parë në Sevran gjatë natës.

Makina e tij u gjet pak orë pasi policia gjeti trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve të saj. Burri, sipas një burimi pranë hetimeve, vuan nga “çrregullime mendore”.

Ai është hetuar në vitin 2019 për akte të dhunës në familje, sipas të njëjtit burim. Ai dyshohej se kishte goditur me thikë partneren e tij, por u deklarua i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore.

Sipas informacioneve, gjithçka nisi kur një shoqe e 35-vjeçares njoftoi komisariatin e Meaux mbrëmjen e së hënës pasi nuk kishte marrë vesh asnjë lajm nga ajo. Policia dhe shërbimet e urgjencës shkuan më pas në vendngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB