Bota

Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj

Sipas Petkoviç me këtë vendim Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës.

f.t
Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës
Petar Petkoviç

SERBI- Qeveria e Serbisë ka marrë vendimin që nga 1 janari të mundësojë lëvizjen e lirë e të gjitha veturave me targa RKS nga Kosova në gjithë territorin e Serbisë. Njoftimi është bërë i ditur nga Petar Petkoviç, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Sipas Petkoviç me këtë vendim Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës.

'Vendimi i sotëm “do të jetë një shtysë shtesë jo vetëm për 'Ballkanin e Hapur', por do t'ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë, pasi ata përdorin më së shumti vendkalimet kufitare. Në fakt i kemi ndihmuar që të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme, ndryshe nga (kryeministri Albin) Kurti, i cili shkel lirinë e lëvizjes, siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ai, duke nënvizuar se me njohjen e targave të Kosovës shteti serb po e njeh edhe pavarësinë e saj.

Autoritetet serbe thanë se do të vendosin njoftime në vendkalimet kufitare në të cilat thuhet se mundësimi i kalimit të kufirit me targa RKS bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së "Kosovës"./ZËRI

Poll

MOS HUMB