Bota

Vrau dhëndrin e tij një vit më parë, prokruroria ngre dhe 3 akuza të reja ndaj Tush Frrokut

Ndaj tij janë ngritur edhe akuzat për “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”.

f.t
Vrau dhëndrin e tij një vit më parë, prokruroria ngre dhe 3
Tush Frroku

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur dhe tre akuza të reja për Tush Frrokun, i cili vrau më 7 gusht të vitit të kaluar dhëndrin e tij Anton Prela si dhe plagosi një tjetër.  Mediat në Kosovë raportojnë se ndaj tij janë ngritur edhe akuzat për “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”. Seanca fillestare në këtë rast pritet të mbahet në fund të muajit mars të këtij viti pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Tush Frrokaj po akuzohet për armëmbajtje pa leje, kjo pasi që i njëjti për një kohë të pacaktuar, deri më 7 gusht të vitit të kaluar, sipas Prokurorisë posedoi armë në kundërshtim me ligjin, ndërsa në shtëpinë pa leje mbante edhe 10 fishekë, një brez të pajisjeve të armës me pranga dhe këllëf të pistoletës, një shufër metalike, 13 fishekë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, pajisje për pastrim të armës dhe një thikë.

Frrokaj gjithashtu dyshohet se nën kërcënimin e armës e detyron një qytetar që të drejtojë automjetin në drejtim të fshatit Zllakuqan dhe me të arritur afër stacionit të trenit, shoferi kishte frenuar vrullshëm dhe menjëherë ishte larguar nga makina. Frrokaj dyshohet se kishte marrë më pas mjetin vet dhe ishte arratisur për ta lënë më pas te shtëpia e tij.

Frrokaj në kohën kur akuzohet se kreu veprën kishte qenë në arrati për tetë ditë e më pas ishte dorëzuar. Ai dyshohet se për këto 8 ditë ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar në Burojë të Skenderajt./ZËRI

Poll

MOS HUMB