Bota

E PLOTË- Takimi me Kurtin për "dinarin", Escobar: Çështje emergjente humanitare, duhet shqyrtuar! Të martë do të ketë dialog

Në përfundim të takimit, Escobar tha se patën disa dakordësi. Ai theksoi se Kurti e ka të qartë shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do të marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar ka bërë në takim.

a.l
E PLOTË- Takimi me Kurtin për "dinarin", Escobar:
Gabriel Escobar

KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryeministrin Albin Kurti. Në fokus të diskutimeve ka qenë çështja e dinarit të cilën e ka cilësuar si çështje emergjente humanitare që duhet shqyrtuar, pasi cënon drejtpërdrejt disa prej pjesëtarëve të komunitetit serb. Escobar ka paralajmëruar se të martën do të ketë dialog ndërmjet dy vendeve, madje sipas tij SHBA shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë e gatshme sa i përket diskutimit për këtë çështje. 

“ShBA mbetet partneri më i përkushtuar i Kosovës. Por duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash. Të jemi të sinqertë, këto sfida kanë të bëjë me mënyrën se si qeveria po trajton serbët e Kosovës tash. Është fatkeqe pse duhet të merremi me këtë. Por, dinari, vendimi i BQK-së ka krijuar vështirësi të njëmenda për disa qytetarë të Kosovës. Jemi shumë të shqetësuar. Do të vazhdojmë në këtë çështje, por është çështje emergjente humanitare që duhet menjëherë të adresohet. Dhe shpresoj që qeveria të jetë e përgatitur të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të marten”, tha ai.

Në përfundim të takimit, Escobar tha se patën disa dakordësi. Ai theksoi se Kurti e ka të qartë shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do të marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar. 

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e fundit ku shprehej për qasje "të pabalancuar" të SHBA-së ndaj Kosovës ai tha se Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre viteve kanë bërë çdo gjë në favor të Kosovës. Këtu përmendi përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës, përkrahjen për zgjedhje në veri, mbështetjen pas sulmit të 24 shtatorit dhe ndihmën për të marrë sistemin anti-tank “Javelin”. Ndër të tjera emisari amerikan shpreson që edhe Qeveria e Kosovës të dëgjojë brengat e SHBA-së.

“Po ju them diçka. Çdo gjë që kemi bërë në këto vite kanë qenë në favor të Kosovës. Menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur anëtarësimin tuaj në Këshill të Evropës, kemi mbështetur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri, kemi qëndruar përkrah jush edhe pas 24 shtatorit sulmit dhe ju ndihmuam të merrni “javelins”. Më shpjego si kjo është e pabalancuar. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës, ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe brengat tona dhe besoj së nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar pas takimit Escobar.

Dinari serb

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. Çështja e dinarit serb pritet të diskutohet në Bruksel./ZËRI

Poll

MOS HUMB